728 x 90 Leaderboard

Gjenerali i NATO-s në Maqedoni: krah Zaevit para referendumit

Statusi anëtarësimi në NATO, ofron një të ardhme të suksesshme të Maqedonisë dhe do të ketë një ndikim të favorshëm mbi sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit – tha komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti pas një takimi me kryeministrib maqedonas Zoran Zaev në Shkup.

Scaparrotti përgëzoi udhëheqësit e vendeve të Ballkanit në “përparime të rëndësishëm”, ku veçoi Maqedoninë që sipas tij ka ndërmarrë reforma ushtarake të rëndësishme.

Zaev nga ana e tij shprehu mirënjohjen për vendimin e NATO-s për të ftuar Maqedoninë në negociatat për anëtarësim, duke shtuar se kjo tregon “një angazhim të fortë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës”.

Sipas deklaratës së Qeverisë së Maqedonisë, Zaev dhe Scaparrotti vlerësuan nënshkrimin e marrëveshjes historike ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, e cila, siç thanë ata, “përbën një shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore për të gjitha shtetet në Europën”.

Vizita e kreut ushtarak të NATO-s në Maqedoni, ngjan dhe me një investim politik të Perëndimit në funksion të një “Po”-je në rereferndumin e pritshëm për emrin. /tesheshi.com/

 

 

Related posts