728 x 90 Leaderboard

Gjendet e ngordhur balena: kishte ngrënë 29 kg plastikë

Një balenë është gjendur e ngordhur në një plazh në jug të Spanjës, pasi kishte ngrënë afro 29 kilogramë materiale plastike.

Autoritetet lokale besojnë se kafsha gjigande ka ngordhur për shkak të peritonitit – një inflamacion në barkun e saj, pasi nuk ka qenë në gjendje të tresë sasinë e plastikës në stomakun e saj.

Kjo ka bërë që bashkësia e Murcia-s, vendit ku gjend balena e pajetë, të nisë një fushatë ndërgjegjësimi për të zvogëluar përdorimin e plastikës dhe mbeturinave në plazhe.

Edhe në vitin 2013 ndodhi e njëjta gjë në bregun e Granadës. Një balenë e ngordhur kishte ngrënë18 kilogram plastikë.

“Prania e plastikës në det dhe oqean është një nga kërcënimet më të mëdha për ekosistemin botëror, pasi kaq shumë kafshë përfundojnë të bllokuara nga mbeturinat ose hanë sasi të mëdha plastike që në fund dhe u marrin jetën “, tha një zyrtar lokal. /tesheshi.com/

 

Related posts