728 x 90 Leaderboard

Gjenden 10 mijë breshka brenda një shtëpie, të gjitha të ngordhura

Gati 10 mijë breshka të madhësive të ndryshme janë zbuluar brenda një shtëpie dykatëshe në bregun jug-perëndimor të Madagaskarit.

Kreu i Agjencisë së Mjedisit Soary Randrianjafizanaka tha se ajo ishte alarmuar për breshkat për shkak të erërave që dilnin nga prona.

Ajo i tha Nationalgeographic, se kur ajo dhe policia arritën në shtëpi, ata u përballën me një skenë ndryshe nga çdo gjë që kishin parë ndonjëherë më parë.

Breshkat e madhësive të ndryshme kanë zënë të gjithë hapësirën në dispozicion dhe ishin kaq shumë saqë ato nuk monovronin dot për të lëvizur.

Randrianjafizanaka  tha se era e fekaleve dhe urinës ishte e madhe. “Ju nuk mund ta imagjinoni. Ishte kaq e tmerrshme” tha ajo.

“Kishte breshka në banjë, në kuzhinë, kudo në shtëpi.”

Në total, shtëpia përmbante 9,888 breshka të gjalla të rrezatuara, një specie e rrallë e gjetur vetëm në Madagaskar – dhe 180 të ngordhura.

Të gjitha breshkat u transferuan në një rezervat për kafshët dhe u desh një natë e tërë punë.

Numri gjithsej i breshkave të ngordhura ishte 574 për shkak të dehidradimit dhe infeksioneve.

Autoritetet thanë se tre të dyshuar – dy burra dhe një grua, pronari i shtëpisë – u arrestuan.

Sipas Randrianjafizanaka, burrat ishin në procesin e varrosjes së breshkave të ngordhura kur arriti ekipi i saj.

Breshkat e mëdha të këtij lloji arrijnë një peshë deri në 35 kg.

Ata thanë se ishte më e lehtë për të kontrabanduar kafshë të vogla jashtë vendit.

“Ne nuk e dimë saktësisht se kush është personi i ‘madh’, por e dimë se ka një shef të madh”, tha ajo.

Marrja e breshkave të rrezatuara nga pyjet është e paligjshme në Madagaskar dhe një traktat i nënshkruar nga 182 vende dhe Bashkimi Evropian ndalon tregtinë komerciale të llojeve./tesheshi.com/

Related posts