Gazetari i njohur Fejzi Hajdari: Sulmet ndaj Zekës së BESA-s dhe Taravarit i koordinon familja e Ali Ahmetit

Gazetari dhe analisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Drejtori i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari, ka akuzuar Ali Ahmetin se po përdor struktura paramilitare dhe sekrete për të sulmuar dy nga figurat më të pastra të politikës së re të shqitarëve në Maqedoni, përkatësisht Zekën e BESA-s dhe Arben Taravarin e Aleancës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Hajdari shkruan: “Mendoj se sulmet e sherbimeve sekrete kunder Zekës (Zeqirja Ibrahimit) dhe Arben Taravarit, i koordinon familja Ahmeti. Në momentin kur PDSH-ja e kuptoi se kjo strategji është e dëhtuarr (joefikase) dhe sjellë humbje, familja Ahmeti po e kopjon dështimin. Kjo strategji i kushtoi shumë shtrenjtë PDSH-së, do t’i kushtoj edhe me shtrenjtë klanit të Ahmetit.

Shqiptarët kanë deshmuar se nuk pranojnë të luajnë në vallet që i udhëheqin shërbimet sekrete antishqiptare.

15 tetori do t’i fundosë këto skenare të turpshme bashkë me autorët e tyre”.

Me afrimin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni, situata po bëhet edhe më e egër për arsye se partitë qeveritare si BDI po përdorin një dhunë verbale sidomos ndaj BESA-s që po ngjall gjithnjë e më shumë shpresa, kryesisht tek elektorati i ri në Shkup, por edhe Tetovë dhe vendbanimet e tjera shqiptare. /tesheshi.com/