728 x 90 Leaderboard

Gazetari kosovar: ky jam unë në Kukës, gazetarja që më fotografoi u vra në Afganistan

Gazetari investigativ nga Kosova, Besnik Boletini, ka publikuar një foto të rrallë të vetvetes fëmijë, teksa ndodhet mes turmës së refugjatëve gjatë eksodit të pranverës ’99-të.

Interesant është fakti se vite më pas ai ka kontaktuar me gazetaren e huaj e cila e fotografoi, e që më pas është vrarë në Afganistan, siç e thotë dhe gazetari, ku bashkangjitur ka publikuar komunikimin me të.

“15 prill 1999 Kukes.
Ky jam une.
Me 2014, duke kerku ne internet e pata gjet se autore e fotos eshte Anja Niedringhaus. E pata kontaktu ti them faleminderit. Nje jave me pas, ajo u vra ne Afganistan.
Qindra foto te Anjas jane publikuar nga media te ndryshme nderkombetare, duke treguar per vuajtjet e shqiptareve gjate luftes ne Kosove”,
shkruan gazetari Besnik Boletini. /tesheshi.com/

Related posts