Gazetari investigues rus vdes pas rënies misterioze nga ballkoni

Një gazetar rus i cili shkroi për vdekjen e mercenarëve  nga vendi i tij në Siri, ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në Ekaterinburg.

Fjala është për Maxim Borodin. Shkaku i rënies ishte i paqartë. Raportet e disa mediave ruse citonin policinë të thoshte se apartament ishte mbyllur nga brenda.

Në mars, Borodin shkroi për mijra trupa mercenare ruse që thuhet se janë vendosur në Siri nga një kompani kontraktuese në hije që besohet të jetë e financuar nga Evgjeni Prigozhin.

Ky i fundi është paditur nga SHBA me akuzën se u përpoq të ndikonte në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. /tesheshi.com/

Related posts