728 x 90 Leaderboard

Gazetari Artan Hoxha: shteti e politika shqiptare, të dorëzuar para ekstremizmit grek

Duke komentuar atë çfarë ndodhi këtë të enjte në Bularat, ku ceremonia e varrimit të Kostandinos Kacifas u shndërrua në një manifestim nacionalist anti-shqiptar, gazetari Artan Hoxha, denoncoi mosreagimin e elitës politike shqiptare, duke nisur që nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Si ka mundësi që presidenti i Republikës, Ilir Meta që nuk lë mal e kodër pa shkuar, si nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë por fshihet si struc? Kryeministri Edi Rama sot nuk ka reaguar. Poshtë tij, ministri i Jashtëm, ministri i deleguar i Brendshëm, nuk kanë thënë asnjë fjalë për të qetësuar popullin shqiptar. Deputetë të opozitës, kryetari i PD nuk kanë reaguar. Janë përfaqësesë të Kuvendit. Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. S’ka reaguar për asgjë, të qetësonte simpatizantët e vetë. Do kishte kërkuar me urgjencë të mblidhej me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U mblodh ky këshill për Balilin. Do mblidhej Parlamenti i Shqipërisë. Me pushkë e provuam, çfarë presim më? Erdhën sot dhe e demonstruan çfarë donin të bënin në Shqipërinë. E morën kufomën dhe e shfaqën si flamur i leckosur. Me thirrje anti-shqiptare, flamuj të Vorio-Epirit. Çfarë doni? T’ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vetë vendin e tyre”, tha Hoxha.

Gazetari i njohur tha se ceremonia e varrimit udhëhiqej nga një person i njohur për anti-shqiptarizmin e tij.

“Personi që ka qendruar në krye të tyre është shumë i njohur për shtetin shqiptar. Babis Karathanos është i njohur në Shqipëri, ka qenë në vijimësi që është shfaqur sa herë ka patur situata të tensionuara apo situata të inskenuara. Më 8 maj 2011, ai ishte në Himarë për zgjedhjet lokale. Ish-deputeti ka qenë në Himarë, i shoqëruar nga anëtarë të Agimit të Artë. Në mënyrë demonstrative ka qenë në Himarë, ishte mbështetës i Bollanos, ishte i interesuar për himariotët dhe mbarëvajtjen e rezultatit. Ka bërë të gjitha përpjekjet që të fitonte Bollano. Në 2011, Bollano ishte përfaqësues i të djathtës se kishte mbështetjen e tyre. Pavarësisht denoncimit, aktivitetin e tij në dëm të Shqipërisë e njohin të gjithë. Rishfaqja e tij, nëse do t’iu kthehemi filmimeve të ngjarjes së Himarës, do të shihni të njëjtat fytyra. Ja pra, janë të njëjtët njerëz. Ata të Himarës, i kemi në Bularat. Ka një strukturë të qartë me qëllime anti-shqiptare”, theksoi gazetari Hoxha. Në gjykimin e tij, të enjten shteti shqiptar u dorëzua para ekstremizmit grek. /tesheshi.com/

   

Related posts