NDËRGJEGJËSIMI/ “Gazavizion”: Palestinezët sfidojnë garën në Tel Aviv me muzikë mbi rrënoja (foto)

Rami Okasha qëndron në mes të rrënojave nga bombardimet në Gaza dhe ia krisë këngës me instrumentin e tij.

Ai e këndon baladën tradicionale “E shkruaj emrin e vendit tim në diell”, teksa djemtë e rinj grumbullohen pranë tij për ta dëgjuar performancën e mbajtur mbi një veturë të shkatërruar.

Kjo zonë është goditur nga sulmet izraelite këtë muaj, dhe Okasha, një muzikant i njohur lokal, po këndon në formë proteste.

Performanca e tij nuk është me raunde, dhe mbahet 60 kilometra larg Tel Avivit ku po zhvillohet festivali i njohur i muzikës, Eurovizion.

Në fakt, e gjithë performanca e tij është shenjë proteste ndaj Izraelit i cili po pret garën e sivjetme.

Izraeli fitoi të drejtën për të organizuar garën ndërkombëtare të muzikës pasi Neta Barzilai, këngëtarja pompoze izraelite, fitoi garën e vitit të kaluar në Lisbonë.

Por ngjarja e cila tërheq audiencë televizive 200 milionëshe, ka provokuar polemika, dhe vjen menjëherë pas shpërthimit të dhunës në mes të Gazës dhe Izraelit.

Eurovizioni është duke u mbajtur në një plazh në Tel Aviv, në një hapësirë prej gjashtë hektarësh, e kompletuar me gjithçka që mund t’u dojë syri turistëve.

Krahasimi i tij me garën e improvizuar në Gaza është një simbol i fuqishëm i dallimeve.

Okasha thotë se muzika e tij ishte e fokusuar në paqe.

“Mesazhi ynë ka plot dashuri dhe paqe. Ne duam vetëm të jetojmë në paqe,” tha ai për The National.

Një grup muzikor i quajtur Jusur, që përkthehet si “i guximshëm”, organizoi garën e koncerteve nën rrënoja, me shpresë për të nxjerrë në pah pabarazinë midis izraelitëve dhe palestinezëve të Gazës.

Në Gaza, aktivistët e mediave sociale kanë udhëhequr një lëvizje online kundër Eurovizionit.

Ata kanë vënë në shënjestër faqet personale të muzikantëve, duke u bërë thirrje atyre të anulojnë shfaqjet.

Të martën, Madona tha se nuk kishte plane për të anuluar paraqitjen e saj të planifikuar në Tel Aviv këtë fundjavë.

“Nuk do të ndalem kurrë së bëri muzikë për shkak të agjendës politike të dikujt, por as nuk do të ndalë zërin kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që ndodhin”, tha ajo. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts