728 x 90 Leaderboard

Gati përjashtimi për dy futbollistë të kombëtares ruse: i thyen dhëmbët politikanit moskovit

Dy futbollistë të përfaqsueses ruse, Alexander Kokorin dhe Pavel Mamaev, rrezikojnë përjashtimin, pasi në gjendje të dehur rrahën dy politikanë, Denis Pak dhe mikun i tij Sergei Gaisin.

Gjithçka ndoodhi në një lokal, në momentin që Denis Pak, një nga politikanët me të njohur të Moskës, i tërhoqi vërejtje të dyve, si Mamaevit e Kokorinit, se po bënin shumë zhurmë.

Reagimi qe u i dhunshëm deri në goditje me karrige nga ana e Kokorinit, sulmuesi i Zenithit, pas së cilës thuhet se Pak humbi dhëmbët. Kokorin dhe Mamaev kërcënohen me burgim për pesë vjet dhe me siguri do të përjashtohen nga ekipi kombëtar i Rusisë.

 “Këta lojtarë nuk do të luajnë më për ekipin kombëtar”, tha Pavel Kolobkov, ministër i sporteve. /tesheshi.com/

Related posts