Gati linja Tiranë – Riad, edhe për turizmin arab në Shqipëri

Kompania ajrore low-cost FLYNAS, e dyta për nga madhësia në Arabinë Saudite, do të nis operimin në Shqipëri duke ofruar fluturime Tiranë-Riad. Për  u nënshkrua një marrëveshje mes ministres Balluku dhe presidenti të FLYNAS, Bander Al-Mohanna.

“Konkretisht synohet vendosja e një linje ajrore direkte Tiranë-Riad, por dhe jo vetëm, ne mendojmë që ky bashkëpunim mund të shtrihet edhe në destinacione të tjera. Qëllimi i këtij memorandumi është identifikimi i fushave dhe koncepteve të gjera në lidhje me të cilat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe FLYNAS mund të krijojnë një marrëdhënie ndërmjet tyre”, nënvizoi Balluku.

Ndërsa nga ana e tij, Al-Mohanna e cilësoi marrëveshjen si strategjike. “Jemi këtu me bindjen e plotë që Shqipëria i ka të gjithë përbërësit e duhur që të bëhet një vend atraktiv turizmi për Arabinë Saudite, por edhe për vendet e tjera të rajonit. Në muajt vijues do të punojmë ngushtësisht me ministrinë përkatëse por edhe ato të linjës, si edhe me ambasadën shqiptare ne Riad për të nisur një fushatë promovimi për Shqipërinë që të bëhet një destinacion turizmi jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e Gjirit Persik”, tha u shpreh presidenti i FLYNAS. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts