Auto Dak
Auto Dak

Gati kurorëzimi politik, çifti fitues i 6 tetorit: ne s’do jemi PAN-i!

Një takim mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, dy fituesve të 6 tetorit, ka qenë sinjal i plotë se mes tyre nuk ka asnjë pengesë për të bashkëqerisur.

Ata kanë rënë dakort në parim, duke ofruar dhe ca detaje mbi kabinetin që pritet të udhëheqin(njëri kryeministër, por tjetra ende e papërcaktuar), siç ka qenë ajo e një qeverie të vogël në numër.

“Pazare politike keni parë me PAN-in(ish-qeverisja PDK-AAK-NISMA), qeveria e re do të ketë transparencë. U dakorduam që të kemi një qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor minimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave. Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra. Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Porsa ta kemi rezultatin konkret, ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçëm në qeverinë e ardhshme”, deklaroi Kurti.

“Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, deklaroi Osmani nga ana tjetër. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts