728 x 90 Leaderboard

Garë ruso – amerikane për Arsenalin: kujt do i takojë klubi londinez?

Gara për të marrë Arsenalin midis miliarderëve amerikanë dhe atyre rusë mund të përfundojë së shpejti.

Të martën, pronari i shumicës së aksioneve të Arsenalit, Stan Kroenke, ofroi një shumë prej 777 milionë dollarësh për të marrë kontrollin e plotë të klubit anglez, i cili do të kushtojë 2.33 miliardë dollarë, shkruan CNN.

Kroenke, që aktualisht zotëron 67% të klubit nëpërmjet kompanisë së saj KSE, ka bërë një propozim për të blerë pjesën tjetër të aksioneve – prej të cilave 30% janë në pronësi të miliarderit rus Alisher Usmanov dhe kompanisë së tij.

Arsenali përfundoi sezonin e kaluar në vendin e gjashtë në Premiere League dhe do të luajë në Ligën Evropiane këtë sezon.

Ish-trajneri PSG, Unain Emery, do të jetë ai që do të zëvëndësojë legjendarin Arsene Ëenger pas 22 vitesh drejtim të skuadrës. /tesheshi.com/

 

Related posts