728 x 90 Leaderboard

Garë në LDK për kreun e partisë? Avdullah Hoti: garë për klikime

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka mohuar zërat se brenda subjektit të tij politik ka garë për t’u bërë i pari i parties. Sipas tij, ka vetëm garë për klikime për portalet që e shpërndajnë si lajm.

“LDK-ja e ka kryetarin deri në maj të vitit 2019, nuk ka garë të brendshme. Në fakt ka garë të disa portaleve për të marrë disa klikime. Lutfi Haziri është nënkryetar i LDK-së, është njeri i rëndësishëm në LDK, Agim Veliu gjithashtu, janë dy njerëz të rëndësishëm, por nuk ka garë brenda LDK-së”, ka thënë veç të tjerash ai për emisionin “Express” të KTV-së.

Hoti ka folur edhe përgjendjen shëndetësore të Isa Mustafës i cili vazhdon të qëndrojë në Gjermani për mjekim, me ç’rast ka thënë se është e mirë dhe është duke pritur lejen nga stafi mjekësor për t’u kthyer në Kosovë.

“Momentumin më të mirë e kemi. Nuk e kemi pasur për një kohë të gjatë. Kryetarin nuk e kemi këtu, por është në konsultime të rregullta, do të kthehet shpejt. Gjendja e tij është shumë e mirë. Pres që të merr lejen për ekipin mjekësor që ai të kthehet”, ka thënë Hoti. /tesheshi.com/

 

Related posts