Gafa dhe etika e Policisë së Kosovës: i shqyen shtëpinë mërgimtarit dhe i lë një letër… (video)

Kur erdhi të shtunën nga Gjermania për pushime në Kosovë, hasi në një njoftim te pazakontë në banesën e tij. Rexhep Batatinës policia i kishte lënë një porosi në tavolinën e dhomës së ditës, në banesën e tij në Prishtinë.

“Më kishin lënë një letër dhe një numër të telefonit ku tregohej se ishin nga policia, e kanë thyer banesën.. por këtu nuk kanë gjetur asgjë”.

Megjithatë, atë që e kërkonin, e gjetën një kat më lartë se ku jetonte Batatina. Në mëngjesin e hershëm të enjtes, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike.

Personat e dyshuar janë kapur, ndërsa mërgimtari nuk është shprehur i zemëruar me policinë, pavarësisht dëmeve të shkaktuara. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts