728 x 90 Leaderboard

Futboll dhe nacionalizëm, sa dhe pse serbët i urrejnë kroatët: dëshmia që vjen nga Gjirokastra…

Cila është më e thellë dhe më e ashpër, armiqësia serbo-shqiptare apo ajo serbo-kroate?

Më e thellë është e para, por ka gjasë që më e ashpër të jetë e dyta.

Mjafton statusi i një gazetari shqiptar, një gjysmë serbi për shkak të shkollimit atje, madje fetar mbi të gjitha, për të 0kuptuar se sa e ashpër është kjo armiqësi mes dy popujve sllavë me besim të ndryshëm, njëri ortodoks e tjetri katolik.

“Zoti i dhëntë force Argjentines sot te qerroje hesapet me ustashet e Kroacise. Messi u befte heroi i takimit, ndersa kroatet si kombi me imoral ne Ballkan poshte e me poshte i uroj te shkojne”, shkruan Piro Nase, një gazetar lokal në Gjirokastër, i njohur si filoserb.

Edhe Nase e ka theksuar deri diku arsyen e kësaj armiqësie: ustashllëkun e kroatëve. Regjimi ustash ishte ai që njihet si kolaboracionizmi kroat i Luftës së Dytë Botërore, rreshtimi pra me fashizmin dhe nazimin, ndërkohë që serbët u rreshtuan me Rusinë, apo ndryshe me Aleatët.

Serbët pretendojnë se ustashët i vranë dhe i masakruan atëbotë, duke dhënë shifrën e 700 mijë viktimave prej tyre, ku simbol të përsekutimit mbajnë ish-kampin kroat të vdekjes, Jasenovacin. Kroatët e kundërshtojnë diçka të tillë, por gjithsesi nuk e fshehin dhe ata armiqësinë që ushqejnë për serbët, e yshtur edhe nga elementi i diferencës fetare, plotësuar më pas nga egoja nacionale.

U ushqye fort kjo në ’90-ën, kur ia behu dhe era e luftës që do çonte më pas në shkërmoqjen e Jugosllavisë, rithemeluar pas ‘45-ës nga kroato-slloveni Tito nën moton “Bashkim-Vëllazërim”.

Nga ana tjetër, kroatë e shqiptarë kanë patur e kanë një relacion permanent miqësie, ku simbol mbetet ish-presidenti Stipe Mesiç, një mik i deklaruar shqiptarësh.

Vitet e fundit, politika e Beogradit dhe ajo e Zagrebit kanë tentuar të përafrohen drejt një pajtimi, por një përplasje e fundit ka treguar se kjo është mjaft e vështirë, e se palët i kanë gjithnjë të aktivizuara armët e armiqësisë.

Muaj më parë, Zagrebi ia ndaloi hyrjen ministrin të Mbrojtjes Vulin, pas deklarimeve të këtij të fundit se lejen për të hyrë në Kroaci e merr vetëm nga Vuçiç, ndërsa Sheshel shkoi e dogji flamurin kroat në parlamentin e vendit të tij, mu gjatë një vizite zyrtare që një delegacion parlamentarësh nga Zagrebi po vizitonte Beogradin.

Në planin sportiv, dyshes serbe Crvena Zvezda – Partizan i Beogradit, i përgjigjet historikisht dyshja Hajduk Split – Dinamo e Zagrebit.

Po duke mbetur në planin sportiv, në realitetin e Botërorit, fitorja e kroatëve ndaj Argjentinës, duhet t’i këtë bërë serbët më të motivuar për ta bërë të njëjtën gjë përballë fqinjëve latinoamerikanë, Brazilit, në ndeshjen e pritshme mes tyre. Sepse, siç mund të kuptohet dhe nga statusi i gazetarit shqiptaro-serb nga Gjirokastra, në Serbi duhet të jetë përjetuar keq trimfi kroat ndaj Argjentinës së Leo Messi-t. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

Related posts