728 x 90 Leaderboard

Fundjava futbollistike: sfidat kryesore në kampionatet elitare në Europë

Premier League, Primera Division, Seria A dhe Ligue 1 janë kampionatet kryesore në Europë ku luhet këtë fundjavë.

Në kampionatin anglez, aty ku zhvillohet java e 21-të, superndeshja i përket së dielës. Në 17:00, në “Old Trafford”, do të ndeshen Mançester Junajtedi dhe Liverpuli, përkatësisht në vend të gjashtë dhe të dytë në renditje.

Më herët, sot, në 18:30, Lestër Siti pret Çelsin. Takohen kampionët e sezonit të shkuar me kryesuesit e kampionatit aktual. Çelsi vjen pa Diego Costa-n, të lënë në shtëpi pas përplasjes me Conte-n.

Po të dielën, në 14:30, luhet sfida Everton – Mançester Siti.

Futbolli spanjoll do të ketë përsëri të dielën një përballje të luajtur në mesjavë, Sevilja – Real i Madridit. Për Kupën e Mbretit, dy ekipet barazuan 3-3 në ndeshjen e dytë të një të tetave. Reali u kualifikua dhe vendosi rekordin në futbollin spanjoll, me 40 ndeshje radhazi pa humbur.

Sevilja vjen në këtë takim të javës së 18-të të La Ligës si ndjekësja më e afërt e Realit kryesues. Një ndeshje që do të luhet në 20:45 të ditës së nesërme.

Në Serinë A, më e veçanta sfidë është ajo mes Fiorentinës dhe Juventusit, që i përket së dielës, e së njëjtës orë, 20:45.

Lacio – Atalanta, Napoli – Peskara dhe Udineze – Roma luhen gjithashtu nesër.

Java mbyllet me takimin e së hënës mes Torinos dhe Milanit.

Olimpik i Marsejës – Monako është kryendeshja e javës së 20-të të kampionatit francez. Një përballje që luhet të dielën vonë, në 21:00. /tesheshi.com/

Related posts