Auto Dak
Auto Dak

Fundi i Presidencës rumune në BE, ceremoni në Tiranë: si punoi Bukureshti në 6 muaj

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka bërë një vlerësim të Presidencës rumune në mbyllje të saj, duke thënë se ajo bëri sa mundi në përkrahje të zgjerimit.

Në një ceremoni me këtë rast në Tiranë, diplomati i Brukselit tha se Bukureshtit i ra në pjesë që ta drejtonte Presidencën e BE-së në një periudhë mjaft delikate.

“Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhe. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik, ku do ketë një debat sa i përket Presidentit të Komisionit Europian. Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicione e reja të Komisionit Europian i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë procedurat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE”, tha Soreca.

E nga ana tjetër, ambasadori rumun në Tiranë Mircea Perpelea, tha Rumania ishte dhe është krah Shqipërisë.

“Rumunia ka dhënë sinjale pozitive për Shqipërinë për të avancuar më tej integrimin. Sa i përket integrimit, mendimet kanë qenë gjithmonë pozitive”, tha diplomati i Bukureshtit. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts