Fundi i një legjende, Louis van Gaal: lamtumirë pankinë!

Trajneri lrgjendar hollandez, Louis van Gaal ka njoftuar fundin e karrierës së tij në stol.

Ishte vetë ai që njoftoi fundin si trajner në moshën 67-vjeçare.

Që nga viti 2016, pasi la drejtimin e Manchester United, ai nuk ka drejtuar në fakt asnjë ekip.

“I kisha premtuar gruas se do të tërhiqesha kur të isha 55 vjeç. Më toleroi gati 20 vjet. Ajo është e kënaqur me këtë vendim”, tha Van Gaal.

Luis van Gaal bëri historinë e tij duke drejtuar AZ Alkmaar, Ajax, Barcelona, Bayern, Manchester United, si dhe Holandën.

Ai fitoi një total prej 20 trofesh, duke përfshirë Champions League dhe Kupën Interkontinentale me Ajax në vitin 1995.

Madje famën më të madhe e shënoi pikërisht në drejtimin e këtij ekipi. Ajaxi i atyre viteve ishte furtunë e vërtetë duke mos kursyer dhe emra të mëdhenj të ftubollit europian.

Van Gaal do mbahet mend për gjestikulacionet e tij të pazakonta, si dhe mbajturit të laps e letër gjatë ndeshjes, duke u marrë me skemat e lojës së ekipit. /tesheshi.com/    

 

auto pjese dak

Related posts