728 x 90 Leaderboard

FSHF publikon pamjet: si po merr formë “Arena Kombëtare”

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video nga ecuria e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, siç do quhet “Qemal Stafa”.

Në të shihen se si po merr forma tribuna qëndrore si dhe anët e tjera të stadiumit, i cili pritet të jetë një kompleks gjigand sportiv.

Qeveria e cila e ndërton këtë impiant me formulën e PPP-së, është në sprovën për të bindur publikun se bëri zgjedhjen e duhur. “Arena Kombëtare” pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. /tesheshi.com/

Related posts