Fshati Oi në Siberi: banorët sigurojnë ujin nga akulli i shkrirë

Në Siberi, temperatura ra në -41 gradë nën zero, dhe është koha për të mbledhur akullin në fshatin Oi në Republikën e Jakuts, shkruan Radio Free Europe.

Dhjetë metra kub akull sigurojnë ujë për një familje më të vogël, shpjegon Innokenty Tobon, një anëtar i bashkësisë lokale të fshatit Oi dhe për pak ditë akulli do të jetë tepër i trashë për t’u shkrirë.

“Gjëja më e vështirë është kur akulli është i trashë 30 deri në 50 centimetra dhe pastaj puna bëhet fizikisht shumë e vështirë”.

Uji i pijshëm është në dispozicion vetëm 10 javë në vit. Gjatë pjesës tjetër të periudhës, gypat e ujit janë të ngrira.

“Është uji më i pastër që ekziston”, thotë Tobon.

Pelageja Semenova, 74 vjeçe, thotë se preferonte ujin nga akulli sepse kishte frikë se uji nga burimi ishte i ndotur.

“Uji nga akulli është më i pastër dhe unë e dua … Nuk më pëlqen uji nga burimi”

Aftësia për të shkrirë akull është trashëguar në breza në këtë fshat. Banorët thonë se kjo është vendimtare për mbijetesën e tyre. /tesheshi.com/

blob:https://www.slobodnaevropa.org/dfc1e189-1b8e-4319-877e-29660225cc70

auto pjese dak

Related posts