728 x 90 Leaderboard

Franca, vendim për kufizimin e ngjitjes së përditshme në Mont Blanc

Nga viti i ardhshëm do të kufizohet numri i alpinistëve të cilët duhet të ngjiten në majën më të lartë, Mont Blanc, tha këtë javë zyrtar lokal.

Do jetë numri i limitua – 214 alpinistë, të cilët do të kenë të drejtë për një ditë që të ngjiten në  atë që konsiderohet maja më e lartë e Europës, 4810 metra.

Mont Blanc është një sfidë për shumë alpinistë dhe këtë vit mali ka shkaktuar 16 viktima.

Vitin e kaluar, 15 vetë vdiqën në një përpjekje për t’u ngjitur në krye.

“Ky është një vendim i vështirë, por edhe një vendim i mirë për shkak se tatpërpjeta e Mont Blanc nuk është e ngjashme me të tjerat. Ju duhet të jeni shumë të përgatitur”, tha Jean-Marc Peillex, kryebashkiaku i Shën Gervais, vendi nga i cili nis rrugëtimi i ngjitjes.

Zyrtarët thonë se alpinistët shpesh ia nisin ngjitjes të papërgatitur dhe me pajisje të papërshtatshme.

Këtë vit, Mont Blanc pati më shumë se treqind njerëz çdo ditë në ngjitje.

Autoritetet prej këtë vit nisën kufizimet, gjë që u pa nga kasollet malore përgjatë rrugës, ngritur nga ata që nuk u lejuan. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts