Franca, 80 vjet nga mbyllja e gijotinës: ja i pari dhe i fundit që la kokën aty

Më 10 shtator u mbushën 80 vjet qëkur kur Franca bëri ekzekutimin e saj të fundit në gijotinë. Katër vjet më vonë, dënimi me vdekje u hoq duke i dhënë fund mbretërisë së kësaj mënyre ekzekutimi me prerje koke.

I fundit që aradhën e atyre që lanë kokën në gijotinë ishte një emigrant tunizian, Hamida Djandoubi. Ai u gjet fajtor për torturimin dhe vrasjen e një gruaje në Marsejë.

Djandoubi besohej të ishte një njeri i dëshpëruar që kishte humbur këmbën në një aksident.

Çështja solli një vëmendje të madhe në të gjithë Francën. Por pavarësisht rrëfimit të Djandoubit, juria përcaktoi se nuk kishte rrethana lehtësuese dhe ai do të shkonte në gijotinë.

Në shekuj ka patur shumë mënyra ekzekutimit, por më famëkeqi konsiderohej gijotina franceze.

Personi i parë të cilit iu këput koka, ishte magjistari Nicolas Jacques Pelletier në 1792.

Ekzekutimi u konsiderua si një sukses dhe gijotina vazhdoi të përdoret për të burgosurit politikë, ku profili më i lartë që la kokën në të ishte Mbreti Luigi XVI më 21 janar 1793.

Gjatë “Mbretërimit të Terrorit” nga viti 1793 deri më 1794, gijotina arriti të këpuste deri në 300 koka në ditë. /tesheshi.com/