Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FOTOT/ Sarajet e Ali Pashës prej arkitektit Petro nga Vithkuqi: ç’mrekulli arkitektonike!

Këto dy skica të rralla na dëshmojnë imazhin real të sarajeve të Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe në Tepelenë.

Sarajet e janinës, ishin projektuar dhe ndërtuar nga Petro Vithkuqari, njohur ndryshe edhe si Petro Korçari, kryearkitekti i Ali Pashës, i cili projektoi e ndërtoi edhe qendrën e Janinës.

Ndërsa sarajet e Tepelenës ishin ndërtuar prej usta Themelit, nga Marjani i Korçës.

Skicat dhe shumë dokumente rreth pashallëkut të Janinës ruhen në arkivin e Ali Pashës në Athinë.

Rreth sarajeve të Ali Pashës në Janinë qarkullojnë disa imazhe fiksuar në periudha të ndryshme historike, por në këtë skicë dëshmohet periudha kur qendra e Janinës me gjithë ndërtimet e kryearkitektit Petro,  ishin në kulmin e shkëlqimit të tyre.

Për origjinën e arkitektit të famshëm Petro kanë ekzistuar dy teza. Sipas Dhimitër Shuteriqit, Petro ishte me origjinë nga Korça ndaj e quajtën edhe Petro Korçari. Por një dokument nga arkivi i Ali Pashës, zbulon se origjina e tij ishte nga Vithkuqi.

Dokumenti prezanton një lutje drejtuar nga banorët e Vithkuqit për Ali Pashë Tepelenën, ku përmendin shtëpinë e lindjes në Vithkuq të arkitektit Petro, e cila sikurse gjithë shtëpitë e një mëhalle të tërë, kishte rënë pre e bastisjeve të Bylikbashit të ri që ishte emëruar në atë kohë dhe të tjerë agresorë që e ndiqnin atë.

Ndërsa i rrëfejnë Ali Pashës mbi barbarizmat e bëra në fshat, ata i përmendin disa herë kryemjeshtrin e tij Petron që kishte shtëpinë në Vithkuq dhe disa kushërinj.

Po ashtu dokumentet zbulojne detaje edhe rreth usta Themelit. Një dokument po nga arkivi i Ali Pashës zbulon se usta Themeli kishtë bërë restaurimi në sarajet e Tepelenës në vitet 1808 -1809.

“…Usta Themëli ka punuar nga 12 Tetori 1808 gjer më 15 Korrik 1809, për rikonstruksionin tërësor të sarajeve të Pashit, në Tepelenë…”, shkruhet në dokument. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts