728 x 90 Leaderboard

Fotoja që po i përlot të gjithë, burri darkon me hirin e gruas

Kjo fotografi që shikoni më poshtë është bërë virale në internet dhe është shkrepur ditën e të dashuruarve

Ky burrë është ulur i vetëm në një prej shumë lokaleve që ka bota.

Në fakt, nuk është edhe aq vetëm. Në vazon përballë tij ka hirin e bashkëshortes së vdekur. Fotoja është bërë nga Chasidy Gëaltney, kamerierja e restorantit Corpus Christi në Teksas.

Në shkrimin e saj ajo bën me dije se burri i bleu bashkëshortes së tij të ndjerë edhe një shishe me verë.

Ja çfarë shkruan kamerierja:

E dini se të gjithë ne jemi fajtorë për faktin se e marrim të mirëqenë partnerin kur e kemi pranë dhe nuk dimë ta shijojmë. Mund të harrojmë të japim një puthje lamtumire, të themi të dua, ose të kapemi aq shumë në atë që po bëjmë dhe nuk i vëmë re gjërat e vogla, që mund të kenë domethënie për personin e veçantë.
Pashë diçka sot që më bëri të kujtoj se nuk do të kemi gjithmonë njëri-tjetrin për të për të biseduar, për të dashur apo për të luajtur.
Kjo fotografi flet shumë dhe mund t’ju prekë shumë, ashtu siç më preku mua. Në shikim të parë duket sikur ky burrë po kalon i vetëm Shën Valentinin, por bashkëshortja e tij qëndron në shishen e bukur prej qelqi përballë tij.
Duket se dashuria e tij për të ishte aq e fortë sa ai mori eshtrat e saj për të ngrënë drekën së bashku. Gjithashtu i bleu një gotë verë. Dashuroni personat që keni afër sa e keni mundësinë, nuk e dini kurrë çfarë ju sjell e nesërmja.”/tesheshi.com/

Related posts