728 x 90 Leaderboard

Fotografitë mjedisore të vitit: gëzimi i fëmijëve nën shi dhe ndotja e peizazhit

Fotografi iranian, Saeed Mohammadzadeh u përzgjodh si fotografi i vitit mes një larmie zgjedhjesh nga mjedisi dhe jeta mes problemeve të krijuara për natyrën dhe botën e gjallë. “End Floating”, imazhi i tij përndjekës i një anijeje të ngecur në breg në kripën e ngurtësuar në liqenin Urmia, ilustron sesi ndryshimet e klimës, keq-menaxhimi i ujit dhe thatësirat e kanë shkatërruar peizazhin.

“End Floating” nga Saeed Mohammadzadeh, Iran, fitues i fotografisë mjedisore të vitit 2018. Imazhi tronditës tregon një anije që qëndron në kripë në liqenin Urmia në Iran. Ndryshimet e klimës kanë intensifikuar thatësirat që përshpejtojnë avullimin. Liqeni po ashtu, vuan nga burimet e paligjshme që i marrin ujin dhe digat e projektet e vaditjes që e kanë rrudhur. Stuhi rëre helmuese të mbushura me kripë infektojnë sytë, lëkurën dhe mushkëritë e banorëve në zonat përreth. Me nivele ekstreme të kripshmërisë prej 340 gramë për litër, liqeni është më shumë se tetë herë më i kripur sesa uji i oqeanit.
“Thatësirë”nga Chinmon Biswas, Indi. Një fëmijë qëndron i ulur në tokën e goditur nga thatësira që duket qartë si është thyer e leskëruar. Katastrofa të gjata thatësire mund të bëjnë që toka të mbetet e hapur nga brenda, madje, edhe kur toka në sipërfaqe është vulosur.
“Dhe jeta ngrihet” nga Younes Khani Someeh Soflaei, Iran. Një grua dhe vajza e saj qëndrojnë pranë sendeve të tyre të dëmtuara që u nxorrën nga rrënojat e shtëpisë në Sarpol-e Zahab. Kompleksi i banimit Mehr qëndron i masakruar në sfond pas tërmetit të vitit 2017 që vrau më shumë se 600 njerëz.
“Kulmak” nga Ümmü Kandilcioğlu, Turqi. Fotografia tregon një punëtor që po bën dengje me pipa prej xunkthit.
“Lumturi në një ditë me shi”, nga Fardin Oyan, Bangladesh. Shumë fëmijë në Bangladesh e pëlqejnë shumë larjen dhe lojën në shi. Vendi, që është i sheshtë dhe i pushtuar nga delta e lumenjve Gang-Brahmaputra Delta është i ekspozuar ndaj përmbytjeve, sidomos gjatë sezonit të musoneve.
“Jeta që plluskon mbi lumin e ndotur” nga Tapan Karmaker. Një shitës shalqinjsh pushon mbi barkën e tij, që dridhet në lumin me ndotje të lartë Burigongga në Dhaka, Bangladesh.
Boulmigou: “Parajsa e zemrave të harruara” nga Antonio Aragón Renuncio. Fëmijët luajnë me goma të vjetra që me gjasa do të digjen, duke ngrohur shkëmbin poshtë tyre dhe duke e bërë më të thyeshëm në minierën e ndotur Boulmigou në Ouagadougou, Burkina Faso. Pasojat janë të tmerrshme: zjarre, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ndotje e ujërave nëntokësore dhe madje, vdekje.
“Jo në pyllin tim” nga Calvin Ke. Një majmun jugor bisht-derrkuc mbërthen një shishe plastike në habitatin e tij përndryshe tërësisht natyral, në Borneo, Malajzi.
Jetë Urbane në Singapor nga Thigh Wanna. Rreth 80 për qind e popullsisë së Singaporit jeton në ndërtesa të larta. Ndotja e ajrit mbetet një problem domethënës, sikundër edhe munges e kujdesit shëndetësor në shumë pjesë të rajonit.
“Shpëtoni breshkën”nga Jing Li. Një burrë përpiqet të lirojë një breshkë të bllokuar në ndotje.                                                                                                                Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts