728 x 90 Leaderboard

Fotografitë fituese: kopshtet më të bukura që ofron natyra

Fotografia e një rajoni të gjerë ekologjik të njohur si Cerrado në Brazil, fitoi vendin e parë të edicionit të këtij viti të konkursit “Fotografi ndërkombëtar i kopshteve natyrore”. Ekspertët thanë se fotografi Marcio ka fiksuar një vizion spektakolar të jetës bimore në Cerrado, duke shfaqur lulet e bukura Paepalanthus chiquitensis,  që shtriqen drejt rrezeve të para të diellit.

Kopshte dhe peizazhe natyrore nga e gjithë bota u bënë pjesë e garës, duke treguar natyrën në të gjitha stinët. Nga kodrat e valëzuara të mbjella me oriz në Kinë e deri tek një brejtës që i merr erë një luleje në Austri, më poshtë është një përzgjedhje e imazheve fituese.

 

 

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts