Fotografitë e javës nga “The Guardian” : Rreth e qark botës me shkrepjet më domethënëse

The Guardian ka përzgjedhur për k

Një burrë pret trajtim mjekësor në një spital fushor në Zamalka, pas raportimeve për bombardime në kryeqytetin sirian.

ëtë javë fotografitë më të mira nga reporterët profesionistë që kanë mbuluar ngjarjet kryesore të ndodhur rreth e qark globit.

Shërbesa ndërfetare përkujtimore për viktimat e zjarrit në kullën Grenfell në Londër, protestat në Ramallah, por edhe zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni janë disa nga ngjarjet më të fuqishme, të kapura në foto.

Mes tyre, nuk mungon atmosfera e festave të fundvitit, por edhe ngjarje të çuditshme që kanë kapur vëmendjen e lexuesve.

Protestues palestinez hedh një gomë në zjarr gjatë përleshjeve me rojen kufitare izraelite në afërsi të pikëkalimit të Ramallah.

 

 

 

 

 

 

 

Një polic sekret izraelit ndalon një protestues palestinez gjatë demonstratave që vijojnë kundër njohjes nga presidenti Donald Trump të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, në Ramallah.

 

Njerëzit bëjnë homazhe ndaj rabinit Aharon Yehuda Leib Shteinman në funeralin e tij.

 

 

 

Metroja kalon pranë rrënojave të kullës Grenfell në Londrën perëndimore, gjashtë muaj pas zjarrit që vrau me dhjetëra njerëz.

 

Njerëzit në zi për të dashurit e tyre që humbën jetën në zjarrin tek kulla Grenfell në Londër, marrin një minutë më shumë para se të largohen nga shërbimi përkujtimor në katedralen e Shën Polit. Ceremonia ndër-fetare u mbajt për të shënuar gjashtëmujorin e zjarrit në bllokun e banimit që vrau 77 njerëz.

 

Rogelio i jep Miriamit unazën e martesës ndërsa ata bëjnë betimet në dy anët e murit midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, familjet e ndara nga kufiri ribashkohen për tre minuta përmes gardhit që ndan parkun Ciudad Juarez në Meksikë dhe parkun Sunland në Nju Meksiko, SHBA.

 

Flakët e zjarrit Tomas djegin kodrat pas një jave shkatërrimtare nga zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni, të përhapura nga era me shpejtësi thuajse prej uragani.

 

Meteori çan qiellin e natës gjatë një shfaqjeje meteorësh mbi malet Murat, në Kutahya, Turqi.

 

Ushtarët patrullojnë rrugët në lagjen Siloe në Cali në përpjekje për të reduktuar nivelet e dhunës, në Boa Vista, Brazil. Me 2.4 milionë banorë, Cali renditet i 21-ti ndër qytetet më të rrezikshme të botës, sipas këshillit qytetar për sigurinë publike dhe drejtësinë penale.

 

Një grua qëndron në kuzhinën e një palestre të shndërruar në strehë për venezuelianët në qytetin Guatemala, në Guatemalë.

 

Fëmijët luajnë me kitarë gjatë festimeve për shfaqjen e Virgjëreshës së Guadalupes, në Meksikë, për një fshatar në vitin 1531.

 

Kllounët bëjnë homazhe ndaj shenjtores së Meksikës, Virgjëreshës së Guadalupes, në Meksiko.

 

Fotografia e publikuar nga agjencia qendrore e lajmeve e Koresë së Veriut, tregon konferencën e tetë të industrisë së municioneve në shtëpinë e Kulturës, Nanjing, Kinë.

 

Kinezët marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore për viktimat e masakrës së Nanjing në provincën Jiangsu. 13 dhjetori ishte 80-vjetori i masakrës së kryer nga trupat japoneze ku Kina thotës e u vranë më shumë se 300 mijë kinezë.

 

Policia lëshon gaz lotsjellës ndaj njerëzve që hedhin gurë në ndërtesën e Kongresit në Buenos Ajres në një protestë kundër reformës së pensioneve.

 

Portret i presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe, i hequr nga selia qendrore e partisë në Harare.

 

Skulptura “Vendi tjetër” nga Antony Gormley, dikur në pozicion drejt, qëndron e përkulur në rërë në plazhin Crosby, Liverpul.

 

Një burrë pret trajtim mjekësor në një spital fushor në Zamalka, pas raportimeve për bombardime në kryeqytetin sirian.

 

Palestinezët vështrojnë nga apartamentet e tyre të dëmtuara prej sulmeve ajrore të Izraelit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts