Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Fotografi: fytyra e urisë që njerëzit nuk preferojnë ta shohin

Në disa vende afrikane, thatësira që ka përfshirë zonën, ka sjellë zhvendosje masive të popullsisë që jeton me bujqësi dhe blegtori. Pasi kafshët kanë ngordhur nga mungesa e ushqimit, dhe njerëzit nuk kanë më burime jetese, ata janë detyruar të largohen drejt zonave më urbane.

Fotografi Mustafa Saeed shpenzoi tetë ditë duke udhëtuar në të gjithë republikën e vetë-deklaruar të Somalilendit së bashku me ekipin e organizatës bamirëse “Save the Children”, duke takuar familje rurale jetët e të cilave janë rrënuar nga thatësira.

Me mijëra fëmijë janë të paushqyer, familjet kanë humbur burimet e jetesës, dhe baballarët nuk qëndrojnë pranë familjeve për shkak se udhëtojnë të shesin atë gjë të gjallë që u ka mbetur.

16 milionë njerëz në të gjithë Somalinë, përfshirë edhe Somaliland, në Kenia, Etiopi dhe Sudanin e Jugut kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe trajtim mjekësor.

Milgo qëndron së bashku me katër fëmijët e saj përpara një deleje që ka ngordhur për shkak të thatësirës.

 

 

 

Haali Noor u largua nga zona e prekur nga thatësira në lindje të Sonaliland së bashku me pesë fëmijët e saj dhe një numër të vogël kafshësh të mbetura dhe u vendos në zonën perëndimore.

 

Këto familje që sigurojnë jetesën nga mbarështimi i kafshëve, janë përfaqësuese të shumë familjeve në të gjithë Kepin e Afrikës që janë të prekura nga thatësira, thotë fotografi Saeed.
“Gjëja e gjallë është llogaria e tyre bankare – është monedha nga e cila varen për të jetuar dhe ata kanë parë sesi u kanë ngordhur kafshët përpara syve. Ata janë ende në pritje të ndihmës, duke më treguar për nevojat që kanë për ushqim, ujë dhe strehë”.
“Ishte një përvojë rraskapitëse nga ana emocionale, sidomos kur sheh shkallën e situatës dhe duke e ditur se ka kaq shumë njerëz atje që kanë nevojë për ndihmë. Por çfarëdo vështirësish që kalova duke shkrepur këto fotografi, unë e di se nuk janë asgjë krahasuar me gjendjen emocionale të këtyre familjeve që po vuajnë nga thatësira.

Saado udhëtoi nga rajoni lindor i prekur nga thatësira në Somaliland pasi i ngordhën 100 kokë bagëti dhe u vendos me katër fëmijët e saj në perëndim të vendit. Një pjesë e bagëtisë së mbetur ngordhën në strehën e re dhe 50 delet e dhitë e mbetura janë shumë të dobëta për të prodhuar qumësht apo për t’u shitur në treg. Saado dhe fëmijët e saj hanë vetëm një vakt me oriz në ditë. Vajza e saj më e vogël u diagnostikua me kequshqyerje në një vizitë të fundit mjeëksore. “Nevoja jonë më e madhe është ushqimi”, thotë Saado. “Kemi nevojë për ushqim që fëmijët ta marrin pak veten”.

 

Indhodeeq qëndron e ulur me mbesat në prehër. Bashkëshorti i saj, Noor është i verbër dhe vajza e saj, Hodan u sëmur pasi lindi. Pasi humbën disa nga kafshët e tyre për shkak të thatësirës, Indhodeeq dhe familja e saj braktisën jetën si çobanë ruralë dhe kërkuan strehë në qytetin Kirish. Atyre iu dha një kasolle e vogël për të jetuar, nga banorët e qytetit. “Nevojat tona më urgjente janë ushqimi, uji dhe një strehë e përshtatshme për fëmijët”, thotë ajo. Indhodeeq mori një transfertë parash nga “Save the Children” të cilën ajo e përdori për të blerë ushqim, qumësht dhe ilaçe për familjen e saj.

 

Fadumo, nënë e tre fëmijëve me djalin e saj njëvjeçar, Pasi u divorcua nga i shoqi, Fadumo udhëtoi me tre fëmijët e saj drejt një vendbanimi informal jashtë qytetit Yogoori. Djali i saj njëvjeçar, Kulmiye, është diagnostikuar me kequshqyerje dhe ajo së fundmi është regjistruar për ndihmë tek “Save the Children”. “Nuk kam gjë të gjallë, as para e as strehë. Kam nevojë për ndihmë për fëmijët e mi”, thotë ajo. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/          
auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com