FOTO/ Rekord solidariteti i shqiptarëve të Greqisë: mblidhen ndihma për familjet e përmbytura brenda 4 orëve

Ka qenë një sukses apeli i Federatës së Shoqatave të Emigrantëve në Greqi për mbledhjen e ndihmave për emigrantët e dëmtuar nga përmbytjet.

Siç bëjnë të ditur aktivistë të Federatës, është arritur që brenda 4 orëve të mblidhet një sasi e konsiderueshme dyshekësh, mbulesash, veshmbathje e ushqime për familjet më të dëmtuara.

Aksioni ka provokuar një zinxhir solidariteti jo vetëm nga zona e Athinë Pireut por edhe emigrantët në pjesët e tjera. Siç bën të ditur Sekretari i Përgjithshëm i FSHSHG-së, Nestor Dede, aksioni do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, por ditën e sotme u dorëzuan ndihmat e para të grumbulluara. /tesheshi.com/