FOTO/ Kryemadhi publikon foto me “kriminelët e Ramës”, por qytetarët bombardojnë kreun e LSI: kemi foto dhe me burrin tënd!

Monika Kryemadhi ka nisur një sulm të papritur ndaj kryeministrit, duke e cilësuar si të lidhur me bandat. Luftë që duket se do të vazhdojë paralelisht me nisjen e punës së operacionit të vetingut.

Kështu kreu i LSI publikon çdo ditë të ashtuquajturat “fakte” të lidhjes së Ramës me krimin.

Në faqen e Facebook-ut, dje Kryemadhi ka publikuar një grup djemsh me bluzën 23 të PS-së, që sipas kreut të LSI-së janë të lidhur me krimin.

Por nuk ka vonuar përgjigja e njerëzve në foto, publikut por edhe anëtarëve të LSI-së që njohin personazhet në fotografi.

Në postimin e saj, kryetarja e LSI-së shkruan.

“Përfaqësuesit e denjë të koalicionit të ri të Ramës! Edi Rama është rrezik kombëtar”!

Por një nga personazhet që kanë dalë në këtë foto ja kthen menjëherë.

“Mona si kjo foto kam dhe me bashkëshortin tënd se jam pjesë e Partis Socialiste, dikur ishte dhe yt shoq pjesë e jona. Kjo foto i përket kohës që ishte kaalicioni PS-LSI. Jo kriminela por qytetar dhe njerëz të nderuar”

Kurse një militant i partisë së Kryemadhit, komenton kështu në postimin e kryetares.

“Mona jam pjesë e LSI Shijak! Këto në foto janë të gjithë çuna shijaku dhe asnje s´ka lidhje me krimin”.

Në fakt sjellja e kryetares së LSI-së, e cila është akuzuar se gjatë fushatës në Elbasan ka pasur mjaft nga detashmenti i “të fortëve” është mjaft ambigue.

Ajo do të duhej të fliste me emra konkretë dhe faktet që ajo disponon për personat që reklamon. Por më e mira e të mirave ishte nëse argumentet e saj t’i çojë në Prokurori. LSI ka marrëdhënie të mira me kreun e akuzës…/tesheshi.com/