Foto ekskluzive/ Sekuestro e pronave të Balilit, policia dyndet tek “Santa Quaranta”: resortit luksoz i vihet shiriti

Forca të shumta policore kanë realizuar sot sekuestron e restortit “Santa Quaranta”, pronë e Balilajve, me emrin e së cilit lidhet Klemend Balili, i ashtëquajturi “Eskobari Ballkanit” nga fqinji grek, prej nga akuzohet për trafik droge.

Prej të enjtes, doli vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për sekuestron e pronave të Klemend Balilit, ku sot është ekzekutuar ai për sekuestron e të më bujshmes pasuri, “Santës” së famshme, inaguruar pak vite më parë ku prezent ishte gjysma e qeverisë me Ilir Metën në krye, pas ndër të tjera Balilajt ishin dhe eksponentë të LSI-së në zonë.

Vetë Klemend Balili u emërua prej kasaj force si Drejtor i Transportit Rrugor Sarandë. Njeriu që më pas i menaxhonte të gjitha këto emërime në terren, ishte Koço Kokëdhima, ish-i plotëfuqishmi i Jugut, që gjithashtu ishte prezent në ceremoninë e përurimit të resortit lluksoz, i njohur nën komunizëm si Kampi i Punëtorëve.

Ndërsa Edi Rama, ka shkelur gjithashtu në këtë resort duke e zgjedhur si “dhomë hoteli” gjatë disa ardhjeve në Sarandë për arsye partiake dhe qeveritare. Ka ndodhur kjo pas një ftohje mes tij dhe Dhimo Kotes, “babait të mandarinave” të Xarës, mikut për kokë, në shtëpinë e të cilit buunë sa herë zbret në jug. Shkak ishte Koço Kokëdhima.

Tashmë, miqësia me Koten është rikthyer sërish, dhe, jo vetëm për shkak të Balilit dhe largimit të LSI-së nga tepsia e pushtetit, nuk do e ketë të nevojshme kalimin e natës tek “Santa”. Tashmë dhe e sekuestruar. /tesheshi.com/