FOTO/ Apartamenti më i shtrenjtë në Evropë: edhe pista e Formula 1 si në pëllëmbë të dorës

Një ballkon me sipërfaqe rreth 750 metra katrorë, me një pamje ku ndër të tjera mund të shihet dhe pista e Formula 1.

Ky është apartamenti më i shtrenjtë në Europë, i cili gjendet në në Monako. Ai mund t’i përgjigjet të gjitha nevojave tuaja, raporton LuxLife, duke përfshirë dhe aspekte estetike e relaksuese.

Apartamenti i quajtur Le Mirage, ka pesë bodrume, gjashtë dhoma gjumi dhe katër hapësira parkimi, pa llogarotur ambientet e tjera të shumta

Dhe, në çmimin prej më shumë se shtatëdhjetë milionë euro, përfshihen dhe mobiljet, të përshtatura vetëm për këtë apartament. Dizajni i Art Deco e ka bërë të mahnitshme gjithçkahaset brenda.

Ndërkohë, fqinjët mund të jenë njerëz me famë: yje Hollivudi, këngëtarë, supermodele, apo emra si Leëis Hamilton e Nico Rosberg. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts