FOTO: Afganistani i viteve ’60-’70, jo përrallë por realitet

William Podlich, një profesor në Universitetin Shtetëror të Arizonës, shkoi në Kabul në vitin 1967 për të ligjëruar në Kolegjin e Mësuesve. Me pasion fotografinë, ai, me një aparat me vete bëri shkrepje që sot vlejnë për të treguar një tjetër vend që ekzistonte aso kohe, ku më pas do vinin luftrat, për të mbërritur deri te e sotmja ku vendi vijon të notojë në gjak.

Podlich vdiq në 2008 në moshën 92-vjeçare. Arkivi i fotove u morr prej gruas e vajzave të cilat i publikuan për të treguar se Afganistani ishte vendi i një historie dhe kulture prej mijë vjetësh.

Shumë afganë u janë përgjigjur këtyre fotove me mirënjohje, sepse ato tregojnë se si ka qenë vendin përpara luftës. Duke gjykuar nga e sotmja, por dhe djeshmja e gati 30 viteve më parë, të duket gati përrallë ajo që sheh në këto foto, por që ka qenë e gjitha e vërtetë. /tesheshi.com/

Related posts