Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Foshnja që është bërë sensacion në internet, i ati: e inatosur që ditën e parë!

Një  vajzë e mitur trejavëshe, është bërë një sensacion në internet për shkak të shprehjes së fytyrës së saj të inatosur. Kjo është Luna Musa, e cila pozoi(ose më saktë u pozua) pasi prindërit e saj punësuan fotografin Justine Tuhy për të fiksuar ditët e para të së bijës.

“Kjo ishte fotosesioni më argëtues që kam përjetuar”, tha Tuhy për The Post pasi postoi fotot në Facebook dhe grumbulloi një mori reagimesh.

Babai i Luna-s, Christian, siguron që shprehja e fytyrës së vajzës së tij nuk është një punë fotoshopi apo aktrimi.

“Ajo është inatosur që prej ditës së parë!”, i tha ai ABC News.

“Ne na ngjan ajo si e huazuar nga seriali ‘Game of Thrones’, si Yoda përshembull. Një kunatë më tha që një paciente i tregoi asaj një foto të një ‘foshnje qesharake’ që qarkullonte në internet pa e ditur se ishte mbesa e saj,” shtoi babai i Luna-s. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts