728 x 90 Leaderboard

Foshnja e parë “in vitro” feston 40-vjetorin e lindjes

40 vjet më parë, mjekësia botërore regjistroi atë që u konsiderua si arritja më e madhe e shekullit ‘20.

Falë saj, filloi një praktikë që solli në jetë miliona foshnja më anë të fertilizimit in vitro.

Britanikja Louise Broën, e njohur botërisht si “foshnja e parë in vitro“, sapo mbushi 40 vjeç.

“Fertilizimi artificial solli shpresë për ata çifte që ishin në dëshpërim, pasi nuk mund të bënin një fëmijë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në dekadat pas nesh, por dëshira e çifteve për të patur një fëmijë, kurrë.

Nëna ime shkoi te mjeku pasi vuante nga depresioni. Shkaku kryesor ishte paaftësia e saj që të kishte një fëmijë me babanë tim. Kur dëgjoi për këtë eksperiment, u ngjall shpresë”, shkruai Louise Broën. /tesheshi.com/

Related posts