FORUMI/ Davosi, një edicion mungesash të mëdha e çështjesh të mprehta

FMN-ja, ulja e vlerësimit për rritjen globale, dobësimi i ekonomisë kineze, rritja e pesimizmit në mesin e udhëheqësve të biznesit në botë, apo rritja e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, janë vetëm disa nga retë e errëta mbi tubimin më të madh vjetor në botë të të pasurv dhe të fuqishmëve të politikë – në Davos.

Takimi i këtij viti i Forumit Ekonomik Botëror fillon këtë të martë por me një veçanti si kurrë më parë; në të nuk do të jenë disa nga liderët kryesorë botërorë.

Presidentët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Rusisë dhe Kinës, nuk do të jenë në mesin e 3,200 pjesëmarrësve të cilët do të diskutojnë dhe çështje të tilla si tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit, si dhe ato të Moskës me aleatët ushtarakë perëndimorë.

Presidenti Donald Trump e anulloi vizitën e tij në Davos për shkak të bllokadës së qeverisë për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, ndërsa kolegu i tij francez Emmanuel Macron është i përfshirë në një debat kombëtar pas protestave të dhunshme të “jelekverdhëve”.

Megjithatë, samiti i liderëve të biznesit dhe politikanëve në Alpet zvicerane do të sjellë së bashku përfaqësues nga mbi 100 vende, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri japonez Shinza Abe, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Nëse ju shikoni përreth, do të vëreni se të gjithë kjanë të interesuar për menaxhimin e krizës. Në Davos duam një projekt afatgjatë për këtë”, tha Klaus Schëab, themelues i Davos-it.

Davos duhet të jetë një vend ku udhëheqësit të merren me çështje më të gjera – tha Schëab, ashtu si efektet e ardhshme të revolucionit aktual dixhital, të cilat janë përmbledhur në përmbajtjen e objektit të  takimit të këtij viti: “Globalizimi 4.0: Formimi i arkitekturës globale botërore në epokën e revolucionit të katërt industrial”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts