FORUM/ Flasin analistët: Çdo të ndodhë të hënën dhe sa gjasa ka që të miratohet Gjykata Speciale?!

Nga Donat Maloku

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë plenare, ku për herë të dytë do të bëjë përpjekje të kalojë amendamentin numër 24 për ndryshimet kushtetuese nga ana e Qeverisë së Kosovës në Kuvend, amendament ky që i hap rrugën krijimit të Dhomave të Specializuara.

Tri partitë politike opozitare, “Vetëvendosje”, AAK-ja dhe “Nisma për Kosovën”, riprocedimin e sërishëm i Speciales në Kuvend e kanë quajtur “vdekje për demokracinë”, duke thënë se kjo Gjykatë nuk duhet të votohet.

Njohësit e rrethanave politike në vend, analizojnë gjasat nëse deputetët do të votojnë pro apo kundër amandamenteve kushtetuese. Ata thonë se presioni i bërë nga liderët vendorë dhe faktori ndërkombëtar mund të luajë rol përfundimtar që kjo Gjykatë të miratohet.

artan-muratiArtan Murati, njohës i rrethanave politike ka thënë për portalin “Te Sheshi”, se dështimi për të miratuar këto amendamente në muajin qershor padyshim që e ka vënë Qeverinë e Kosovës në presion ndërkombëtar, pasi që është bërë e qartë se një gjë e tillë duhet të ndodhë.
Ai thotë se do të jetë mjaft e vështirë të predikohet rezultati i votimit për këto amandamente,  sepse ka deputetë të pozitës që veç kanë konfirmuar votimin kundër Speciales.
Konsideroj se në fund Parlamenti do ta hapë ‘dritën e gjelbër’ për të amendamentuar Kushtetutën dhe kështu të lejojë themelimin e Gjykatës Speciale. Gjatë kësaj jave kam dëgjuar edhe për mundësinë e votimit të fshehtë nga deputetët, e në këtë rast besoj që gjasat do të jenë edhe më të mëdha për një votim të mundshëm në favor të Speciales. Besoj që edhe presioni nga liderët politik të vendit, por edhe ata ndërkombëtarë do të luajë rol në ndryshimin e mendjes të disa deputetëve për të votuar pro amendamenteve. Ky do të jetë edhe një test i rëndësishëm për Qeverinë aktuale, sepse në rast të dështimit për të miratuar këto amendamente, do të krijonte pasiguri  dhe mosbesim për procese tjera të rëndësishme që pritet të ndodhin në të ardhmen, një ndër ta edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Nëse Kuvendi nuk do të hapë rrugën për miratimin e Speciales, prap se prap një gjë e tillë do të ndodhë, por në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Murati.
Nflorim zeqa (2)johësi i rrethanave politike në vend, Florim Zeqa, ka thënë për portalin “Te Sheshi”, se votimi në Kuvend pro Gjykatës Speciale mund të vijë në shprehje vetëm si rezultat i kontrabandimit të votës së deputetëve të partisë në pushtet (PDK-së), qendrimet e të cilëve dihen publikisht nga votimi i parë.
Vetëm votimi i Speciales ua garanton vazhdimin e pushtetit, në të kundërtën vendi pashmangshëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Përkundër trysnisë së madhe ndërkombëtare, unë nuk pres që të hënën të kalojë Gjykata Speciale në Kuvend, ngase shumica e deputeteve janë të vetëdijeshëm se presioni i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare ndaj institucioneve tona për riprocedimin (rivotimin) e amendamenteve që mundësojnë themelimin e kësaj gjykate, shton dyshimet dhe forcon akoma më tepër bindjen e deputetëve dhe qytetarëve të  vendit se kjo gjykatë është kundër popullit shqiptar dhe interesave të shtetit të Kosovës. Argumenti më i qartë dhe më bindës se “Specialja” është kundër interesave të Kosovës e dëshmon fakti i insistimit të Listës Serbska dhe Serbisë që gjykata të krijohet nga Kuvendi i Kosovës e jo nga OKB-ja ! Sikur të ishte ndryshe, Serbia do të insistonte që gjykata të krijohet nga OKB-ja?!”, ka deklaruar Zeqa.

islam krasniqi (1)Politologu Islam Krasniqi thotë se sipas  qëndrimeve dhe deklaratve të deputetëve të Kuvendit sërish do të dështojë të kalojë votimi për ndryshimin e amandamenteve kushtetuese që do t’i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale.
Nëse të hënën kalon Specialja një gjë e tillë shkon vetëm në favor të Serbisë, sepse po gjykohen çlirimtarët të cilët edhe më parë i gjykoi Gjykata e Hagës, pastaj e UNMIK-ut, dhe e EULEX-it. Në rast se edhe tentimi i dytë për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese dështon, atëherë themelimin e Gjykatës Speciale nuk e besoj së do ta bënte OKB-ja  edhe  pse  po na  kërcenojnë së do ta themelojmë në kuadër të rezultues 1244, duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe duke dëmtuar seriozitetin dhe kredibilitetin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Të gjithë e dinë kush ka  kryer  krime dhe për atë besoj së nuk do të votohët nga  OKB-ja”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, partnerët e koalicionit, PDK-LDK, bashkë me minoritarët, përfshirë këtu edhe Listën Serbe, i duhet të sigurojë 2/3 e votave apo 81 deputetë për miratimin e këtyre amendamenteve që i hapin rrugë krijimit të Speciales, derisa për miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Mbështetje financiare nevojiten vetëm 61 vota.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts