728 x 90 Leaderboard

“Formula Uno” mes Mekës dhe Medines: nga e shenjta në të shenjtë, me 300 km në orë

Në Arabinë Saudite është bërë e muundur që dy qytetet e shenjta jo vetëm të saj por dhe të të gjithë botës islame, të lidhen me anë të 35 trenave që arrijnë një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.

Janë më shumë se 16 miliardë dollarë të investuara në këtë linjë, e cila pritet të lehtësojë sidomos lëvizjen e madhe të pelegrinëve  çdo sezon Haxhi, nga Meka drejt Medines.

“Rruga midis dy vendeve me rëndësi botërore, tani është më e shkurtër dhe më e lehtë se kurrë më parë”, tha ministri i Transportit, Nabil al-Amoudi.

Reuters vlerëson se nga 5 orë, udhëtimi mes dy qyteteve do të kryhet për 2 orë. /tesheshi.com/

 

Related posts