728 x 90 Leaderboard

Formula 1: një Grand Prixin edhe në Vietnam nga 2020

Vietnami do t’i bashkohe kalendarit të Formula 1 në vitin 2020 me një garë në kryeqytetin Hanoi, thanë organizatorët të mërkurën.

Grand Prix-i vietnamez, i cili do të organizohet për herë të parë në prill të vitit 2020, është gara e parë e re e shpallur që kur Liberty Media bleu të drejtat komerciale të këtij eventi.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Hanoi do të presë një Grand Prix të Formula 1”, tha në një deklaratë Chase Carey, nga stafi organizator.

“Që kur u përfshim në këtë sport në vitin 2017, kemi folur zgjerimin Formula 1 edhe në qytete të reja ku Grand Prix i Vietnamit është një realizim i asaj ambicieje. Ne jemi të kënaqur që jemi këtu në Hanoi, një nga qytetet më emocionuese në botë tani me një histori aq të pasur dhe një të ardhme të pabesueshme përpara”, shtoi ai.

Gara e Hanoi do të zhvillohet në një pistë prej 5.565 kilometrash dhe do të jetë gara e katërt në kalendar bashkë me Monakon, Singaporin dhe Azerbajxhanin.

Kryetari i Komitetit të Popullit të Hanoi, Nguyen Duc Chung tha se gara do të reflektojë aftësinë e Vietnamit për të mbajtur ngjarje globale. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts