Ford, presion mbi Theresa May: një Brexit pa marrëveshje, ikim nga Britania e Madhe

Ford, i cili punëson rreth 13,000 njerëz në Britaninë Madhe, po bën presion mbi kryeministren Theresa May për moslargim nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, i tha AFP-së një burim i brendshëm.

Dhe kjo ka bërë që kompania prestigjoze amerikane e prodhimit të makinave, të mendojë për disa në rast të një Brexit-i pa marrëveshje.

Të gjitha opsionet në tryezë, duke përfshirë zhvendosjen e prodhimit nga Mbretëria e Bashkuar në kontinent.

“Ne kemi kërkuar një kohë të gjatë nga qeveria britanike dhe parlamenti që të bashkëpunojnë në mënyrë që të mos largohen nga BE pa një marrëveshje”, tha zëdhënësja e kompanisë.

“Një largim pa një marrëveshje do të ishte katastrofale për industrinë automobilistike britanike dhe për operacionet e prodhimit të Ford-it në vend”, shtoi ajo.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur konkurrencën e biznesit tonë në Evropë. Sot nuk kemi asgjë për të thënë”, përfundoi zëdhënësja.

Më 24 janar, Ford raportoi se Brexit do t’i kostonte 800 milionë dollarë pa një marrëveshje.

Ford, i cili punëson rreth 54,000 njerëz në Evropë, mund të mbyllë më shumë se 1,000 vende pune në Britani të Madhe, ku prodhon kryesisht motorë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts