Forcat speciale franceze hyjnë në Siri

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Francës i ka deklaruar sot agjencisë së lajmeve AFP se vendi i tij ka dislokuar forca speciale në terren në veri të Sirisë.

“Ofensiva në Menbixh po mbështetet qartësisht nga një numër shtetesh, duke përfshirë Francën. Eshtë mbështetja e zakonshme, është këshillimore,” është shprehur zyrtari emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Edhe pse nuk ka një deklaratë zyrtare për dislokim të forcave ushtarake, zyrtari tha se trupat janë në Siri për të ndihmuar në luftën kundër ISIS-it.

Kështu, francezët iu janë bashkuar rusëve dhe amerikanëve në përfshirjen në terren në konfliktin sirian. Dy javë të shkuara u përcollën pamje të trupave amerikane përkrah kurdëve në Rakka.

Menbixhi ëshë një pikë kyçe nën kontrollin e ISIS-it në veri të Sirisë. Beteja për marrjen e tij është intensifikuar, me forcat e koalicionit kundër ISIS-it që kryejnë sulme ajrore të vazhdueshme mbi të. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts