Auto Dak
Auto Dak

Forcat amerikane zgjedhin bazat për testimin e bombarduesit B-21

Forcat Ajrore amerikane kanë njoftuar bazat për të testuar dhe mbajtur një bombardues të ri amerikan, B-21 Raider.

Baza e Forcave Ajrore Tinker në Oklahoma dhe Edwards ne Kaliforni, do të zgjidhen për të testuar bombarduesin.

Deklarata tha se forcat ajrore dhe forcat logjistike në Tinker kanë njohuri dhe ekspertizë për të mbajtur bombarduesin e Northrop Grumman, raporton AirForceTimes.

“Me fuqinë punëtore të talentuar dhe dekada përvojë në mirëmbajtjen e avionëve, Tinker është vendi i duhur për këtë mision të rëndësishëm”, tha Sekretari amerikan Air Force, Heather Wilson.

Forcat Ajrore amerikane dëshirojnë të blejnë të paktën 100 bombardues të B-21, ku çdo avion kushton 638 milionë dollarë.

Njësitë e para operacionale B-21 duhet të krijohen në vitin 2025. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts