728 x 90 Leaderboard

“Forca e Ligjit”, policia ofron bilanc lufte për valën anti-krim

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ofroi të dhënat e një vale goditjeje në kuadër të fushatës anti-krim  “Forca e Ligjit”, ku shifrat treguan për një bilanc lufte në aksionet e policisë.

“Këto janë disa nga rezultatet në tregues konkret, gjatë këtyre javëve të veprimit të operacionit në territor.

Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta:

Rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’ janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje;

Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 43 armë zjarri të llojeve të ndryshme, automjete dhe një sasi e konsiderueshme parash”, tha Veliu. /tesheshi.com/

 

Related posts