Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FMN: Pandemia fshin 12,000 miliardë dollarë të PBB-së botërore

Efektet shkatërruese të krizës COVID do të shkaktojnë një rënie dramatike ekonomike në botë, e cila vlerësohet në rreth 12,000 miliardë dollarë për këtë dhe vitin e ardhshëm, tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Kjo është e barabartë me vlerën më të lartë se prodhimi i brendshëm bruto një vjeçar (PBB) të zonës euro, tha ajo në konferencën në internet “Infrastruktura, Investimet dhe Evropa Qendrore: Iniciativa e Tre Deteve (3SI)”, e organizuar nga Këshilli Atlantik.

Ajo deklaroi se, megjithëse FMN tani vlerëson perspektivën ekonomike globale për vitin 2020 disi më pak të zymtë se disa muaj më parë, për shkak të rezultateve më të mira në ekonomi të përparuara sesa pritej, kryesisht në Kinë, rritja do të jetë ende në territorin negativ këtë vit.

Për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQL), pandemia do të thotë të fshish progresin e bërë në tre vitet e fundit, kur rajoni arriti rezultatet më të mira në këtë dekadë në drejtim të rritjes ekonomike, forcimit të konkurrencës dhe përmirësimit të qeverisjes, tha Georgieva.

Sipas saj, rajoni regjistroi një rritje mesatare prej 3 përqind në drejtim të të ardhurave reale, gjë që uli hendekun midis EQL (Europa Qëndrore dhe Lindore) dhe 15 anëtarëve perëndimorë të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, gruaja në krye të FMN theksoi se ekziston ende një hendek i madh në infrastrukturë midis 12 vendeve të përfshira në Nismën e Tre Deteve dhe 15 anëtarëve të mbetur të BE-së për sa i përket kapacitetit të prodhimit të energjisë, duke specifikuar që hendeku është 50 përqind.

Georgijeva deklaroi se për sa i përket lidhjes në internet dhe numrit të pajtimeve në rrjet, me përjashtim të Estonisë, rajoni i EQL mbetet prapa në krahasim me Evropën Perëndimore. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts