728 x 90 Leaderboard

Fletë arresti edhe ndaj Visar Ymerit

Pas Albin Kurtit dhe disa deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes, edhe kryetari i kësaj force politike do të arrestohet.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim Ymerin, por këtë vendim ende nuk e ka bërë publike. Kanë qenë mediat opozitare të Kosovës që kanë bërë të ditur këtë fakt duke iu referuar një gjyqtari të Gjykatës së Kryeqytetit të Kosovës.

“Urdhër arresti është lëshuar të enjten”, ka thënë Vesel Ismajli, thekson koha.net. Përveç Visar Ymerit, të akuzuar janë dhe Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi.

Të gjithë akuzohen për rrahjen e deputetit Bekim Haxhiu në vitin 2012. /tesheshi.com/

Related posts