728 x 90 Leaderboard

Flet Bedri Elezi nga Instituti që paralajmëroi tensione në Kosovë: ja plani i Serbisë për të shkaktuar trazira

Serbia është duke përgatitur një plan sekret për trazira në Kosovë gjatë viti 2018. Kështu paralajmëroi të hënën Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, për çka informatat ja dërgoi edhe qeverisë. Një ditë pas kjo doli e saktë, pasi të martën në mëngjes u vra në veri të Mitrovicës politikani serb, Oliver Ivanoviç.

Drejtori për siguri i këtij Instituti, Bedri Elezi, thotë se Serbia përmes akteve të saj të dhunshme po synon mundësinë për ripozicionimin e saj në Kosovë

Elezi në një intervistë për tesheshi.com tregon në detaje për planin opertativ të shërbimit serb për destabilizim të Kosovës, për njësitn e formuar, sa pjesëtarë ka, a ka rrezik të përsëriten trazirat e Marsit të 2014-tës si dhe sa janë të gatshme të përballen insitucionet kosovare me trazirat e mundshme.

Intervistoi: Blendi Gashi

Instituti juaj të hënën ka paralajmëruar se Serbia po përgatit trazira në Kosovë. Një ditë pas ndodhi vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Keni pasur informata se mund të ketë vrasje në veri?

Fillimisht, i nderuar e vlersojmë shumë punën tuaj për këtë intervistë. Më datë 10.01.2017 në qeveri kemi dërguar një raport të detajuar për një plan operativ të shërbimit sekret sërb i cili ka për qëllim destabilizimin e Kosovës, Ndërsa nuk kemi pasur informacione për vrasjën e Oliver Ivanoviç, vetem se do ketë aktivitete të dhunshme.

Serbia pas vrasjes së Ivanoviçit ndërpreu dialogun ashtu siç e keni paraparë ju të hënën duke thënë se do paraqes kërkesa si për qeverinë e Kosovës ashtu edhe për ndërkombëtarët. Çfarë synon të përfitojë Serbia?

Me realizimin e këtij plani sekret operativ, Serbia planifikon ndryshmin e gjendjës së sigurisë dhe kështu edhe mundësinë për ripozicionimin e saj në Kosovë, apo riorganizimin e pozicioneve të instucioneve të cilat udhëheqin apo mund të udhëheqin serbët në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas informatave tuaja, sigurimi shtetëror në Serbi ka themeluar një njësi të veçantë të quajtur “Ujqit”, enkas për të shkaktuar trazira në Kosovë. A mund të na jepni detaje më të hollësishme për këtë njësit? Sa pjesëtarë ka, baza e tij, nga kush financohet?

Sipas informacioneve që kemi, ky plan operativ quhet “Toka e Shenjt”  dhe ka një njësi specilae me 30 pjestarë, të cilët janë përzgjedhur nga shërbimi intelegjent ushtarak dhe ai policior. Baza kryesore është në Nishë të Sërbisë, por ka edhe 8 qendra të tjera në Kosovë.  Gjithnjë sipas burimeve tona ka diku rreth 184 pjestarë, dhe ka në dispozicion një fond rreth 20 milon euro të cilat janë siguruar nga qeveria e Serbisë apo partnerëve të saj.

A keni informata se aktivitetet e dhunshme në cilat pjesë më saktësisht synojnë t’i realizojnë?

Sipas këtyre burimeve, aktivitetet e dhunëshme do të organizohen në enklavat sërbe, apo edhe në mjedise ku punojnë e veprojnë pjestarë të komunitetit sërb, dhe sigurisht se në veri të Mitrovicës janë më të oranizuara.

Sa është Kosova e gatshme ta ndalë synimin e Serbisë për destabilizimin e vendit? Ç’farë duhet të ndërmarrë saktësisht?

Kosova në rastin konkret duhet të koordinoj aktivitetet e institucioneve të saja të sigurisë, me ata të KFOR-it sidomos njësive intelegjnete të KFOR të cilat janë mirë të shtrira edhe në mjedise ku jetojnë dhe punojnë pjestarë të komunitetit sërb, poashtu të bashkpunoj ngusht edhe me vendet fqinje siq janë: Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia. Institucionet të sigurisë duhet të hartojnë një kunderplan operativ, ku duhet ofruar me qytetarët e kështu të kërkohet nga ata bashkpunim serioz, dhe të raportohet për ç’do aktivitet i cili mund të duket i pazakonëshem.

A ka rrezik të ndodhin trazira si në marsit 2004-tës?

Plani operativ ka për qëllim të eskaloj situatën, dhe kështu edhe të mund që të përseriten skenat e marsit 2004, dhe me mundësinë që kësaj radhe edhe aktivizojnë grupe fetare të cilat dyshohet se po përgaditen në Novi Pazar të Serbisë.

Ky njësit keni thënë se do ta ndihmojë edhe Gjykatën Speciale për grumbullimin e informacioneve? Pasi kjo gjykatë është pranë nisjes së punës, a keni informata veç tashmë e ka ndihmuar atë?

 Në fakt shëbimet sekrte serbe janë sponzorizuesit më të mëdhenj të Gjykatës Speciale, por njësiti në fjalë do të thelloj disa informacione për të cilat mendohet se nuk janë mjaftueshëm kompletuara, dhe se kanë dalë edhe disa informacione nga hetuesit e Gjykatës Speciale për të cilat duhet siguruar argumente shtesë.

Kryeminsitri Haradinaj në një konferencë për media pas vrasjes së Ivanoviçit tha se “situata e sigurisë është e qetë dhe stabile”. Besoni edhe ju këtë apo ka arsye për brengosje?

 Ne si Institutit dëshirojmë të besojm se me dekonspirimin e këtij plani sekret, Kosova do arrijë  edhe të ndaloj realizimin e tij, dhe kështu edhe të ruaj situatën e sigurisë.

Për fund, a mund të na jepni informata për atë se kanë filluar të riogranizohen edhe pjesëtarët e ashtuquajtur Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) në disa qytete, si Podujevë, Gjilan etj. Qe sa kohë ka nisur organizimi i tyre, pse, dhe a janë në dijeni institucionet?

Sipas informacioneve që kemi siguruar, këto organizime të AKSH-së kanë filluar që nata kur u provua zhbërja e Gjykatës Speciale e cila sipas disa pjestarëve të saj do të mbrojë çlirimtarët nga gjykata nëse shfaqet nevoja. AKSH ka pasur edhe më herët paralajmërime se do mbrojë Kosovën në situata kur është atakuar nga Serbia apo bashkësia ndërkombëare. /tesheshi.com/

Related posts