Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Flamë në avancë: Të tjera vdekje nga koronavirusit, të tjerë të infektuar

Numri i vdekjeve në Kinë që nga epidemia e koronavirusit është ngjitur në 56, njoftoi media lokale të dielën.

“Gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar 688 raste të reja të konfirmuara, 1.309 raste të dyshuara dhe 15 vdekje nga sëmundja. Situata me pneumoni rezultoi në një total prej 56 vdekjesh, me 49 persona që u shëruan dhe 2.684 u raportuan si pacientë të dyshimtë”, njoftoi Agjensia e Lajmeve Xinhua, duke iu referuar Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Sipas komisionit, janë konfirmuar 1.975 raste të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i ri (2019-nCoV), përfshirë 324 persona në gjendje kritike.

Komisioni gjithashtu tha që 23.431 persona u gjetën në kontakt të ngushtë me të sëmurët, 21.556 prej të cilëve ishin nën mbikëqyrjen mjekësore.

“Përveç kësaj, dhjetë raste të konfirmuara u raportuan në Hong Kong dhe Makau nga Rrajonet e veçanta administrative, si dhe nga Tajvani. Më konkretisht, janë raportuar pesë raste të koronaviruseve në Hong Kong, dy në Makau dhe tre në Tajvan”, tha Xinhua.

Virusi ka origjinën në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei, dhe deri më tani është përhapur në 29 provincat kineze në vend. Më shumë se dhjetë raste janë raportuar në Japoni, Kore të Jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara, Singapor, Francë dhe Vietnam. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts