Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

FJALIMI/ Rama: ju tregoj të metën e solidaritetit shqiptar dhe raportin e prishur me Zotin

Në një fjalim në parlament me në fokus pasojat e tërmetit, sqarimin e shumë situatave dhe shpalosjen e vizionit të rimëkëmbjes, kryeministri Rama kritikoi llojin e solidaritetit shqiptar, shfaqur këto ditë me të madhe, të cilin, edhe pse e quajti madhështor, tha se nuk është që duhej të ishte.

“Se solidariteti shqiptar është vërtet një gjë madhështore, por e ka afatin e shkurtër. Se po ta kishim patur ne solidaritetin afatgjatë do ishim si Izraeli. Por ne e kemi solidaritetin me intensitet të madh, në një kohë të shkurtë”, tha Rama.

Ai kritikoi dhe raportin e shoqërisë shqiptare me Zotin, dalë në pah këto ditë, duke vënë re aty atë që sipas Ramës nuk shkon në këtë raport.

“Kemi një karakteristikë që ne bëhemi shumë të urtë dhe i lutemi Zotit kur Zoti na duken si varkë për të kaluar lumin e rrymbyer. Kur jemi matanë pastaj, i themi Zotit “shihemi herës tjetër”. Më vjen keq por kjo është e vërteta”, tha shefi i qeverisë.

Rama ndër të tjera paralajmëroi dhe një reformë ligjore për rastet e fatekqësive natyrore.

“Të marrim shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit, që kur ndodhin fatkeqësi të këtyre përmasave jua mbyllin me ligj gojën atyre që nuk kanë çfarë të thonë, dhe nuk i jepet mundësia lloj-lloj personazheve të dëshpërojnë miletin. Kjo do të jetë një nga gjërat që do adresojmë në reformën për rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore.

Se nuk është e mundur që veç halleve të mëdha nga fatkeqësia populli të ketë edhe këtë hall të madh që me ditë e natë të flasin delirantë e sharlatanë që shfaqen si konstruktor, prokuror, sizmolog, etj”, theksoi Rama. /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com