Auto Dak
Auto Dak

FJALIMI/ Bushati ndjek ritin: nga “jashtë qeverisjes” nis goditjen ndaj qeverisë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, u shfaq me metamorfozën e njohur politike, atë të ndryshimit të qëndrimit e gjuhës sapo humbet pushtet. I zhveshur nga çdo i tillë prej kreut të mazhorancës Edi Rama, Bushati përcolli një ligjërim klasik opozitar gjatë një fjalëmbajtjeje në parlament.

“30 vjet nga rënia e komunizmit jemi në një dilemë si të mbrojmë shqiptarët jashtë atdheut dhe si t’ja bëjmë jetën më të lehtë atyre që jetojnë këtu. 30 vite më pas mund të themi se jemi në gjendje më të mirë ekonomike. Por jemi duke përjetuar një krizë vlerash, e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash. Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë”, tha Bushati, së fundimi kritik ndaj Ramës, por në pozita pa asnjë pozitë në qevevrisje, veç të qënit deputet.

“Nuk mund të themi dot dhe vetëm që jemi vendi i Shqiponjave, i Skënderbeut apo i Nënë Terezës. S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje. Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh. Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm më të drejtë, t’i vendosim etiketën për cfarë duhet të njihemi. Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera”, theksoi njeri i mazhorancës, duke vijuar të bërë “disidentin”.

“Çfarë do të thonë fëmijët tanë? Kjo nuk është një çështje e majtë apo e djathtë, më shqetëson përqendrimi i të ardhurave në një grusht njerëzish. Më shqetëson që të eksportojmë kapital njerëzor në 30 vite. Më shqetëson fakti që edhe pse duam të hapin bisedimet me BE-në nuk kemi 50 njerëz nga diaspora për të modernizuar Shqipërinë për një sistem më të drejtë dhe të qendrueshëm”, tha Bushati.

Një ndër figurat kryesore të Rilindjes, në 6 vite Bushati nuk u njoh për një kritik i brendshëm. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts