“Fjalët” e Ardian Vehbiut fitojnë në Panairin Prishtinës, gjuhëtari e publicisti: pse ndihem dyfish i gëzuar

Një ndër penat më të vyera të publicistikës shqiptare me theks akademik, Ardian Vehbiu, është shprehur i ngazëllyer për çmimin e parë të marrë në Panairin e Librit në Prishtinë. Dhe arsye më e fortë për këtë, sipas tij, është pikërisht ardhja e çmimit nga Kosova.

“Sapo më lajmëruan nga Prishtina se libri im “Fjalë për fjalë”, i botuar nga Botime Çabej, Tiranë 2017, fitoi Çmimin e Panairit të 20-të të Librit në Prishtinë, në kategorinë kritikë/eseistikë/publicistikë, të dhënë nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Lajm i bukur dhe dyfish i gëzuar për mua, ngaqë më jepet çmimi për një libër me ese për gjuhësinë, që është pasioni im më i intelektual dhe ngaqë më jepet çmimi në Kosovë, ku diskursi për gjuhën shqipe ka tingëlluar dhe vazhdon të tingëllojë më i përgjegjshëm, më solemn.

Shpresoj që, nga Neë York-u ku jam, të kthehem së shpejti atje, për t’u takuar me lexuesit dhe për të biseduar shtruar për librin”, shkruan ndër të tjera gjuhëtari shqiptar, i konsiderar si pasardhësi më adekuat i etërve të gjuhësisë shqiptare. /tesheshi.com/   

 

 

Related posts